Shefi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të jashtme, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një takim mes tyre në Bruksel, ka bërë me dije zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për media. Ai ka thënë se data e takimit ende nuk dihet. Disa herë kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, por tani për tani nuk e kemi datën e saktë të takimit. Zëdhënësi, Peter Stano, është pyetur edhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku ka pasur hedhje të bombave, por ai nuk është përgjigjur.