Përfaqësuesi i Lartë evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit. Ai theksoi rëndësinë e përfundimit të dialogut “pa vonesë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me acquis e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare”. Pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq, në Bruksel, Borrell rikujtoi se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut dhe zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Ai gjithashtu kërkoi nga Serbia të harmonizohet plotësisht me politikën e BE-së ndaj Rusisë, duke përfshirë masat kufizuese, për të demonstruar orientimin strategjik dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE.
Kontrolloni gjithashtu
LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …