Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Siguri për Punë të Jashtme, Josep Borrell, është cituar të ketë deklaruar se duhet të merren të gjitha masat në mënyrë që të shmanget ndërhyrja e Rusisë në çështjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai këtë porosi e ka dhënë në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-s në Munster të Gjermanisë. “Unë mendoj se janë dy fjalë që përmbledhin atë që duhet të ndodhë në Ballkanin Perëndimor: njëra është elasticiteti, tjetra është pajtimi. Ne duhet të bëjmë gjithçka që ta shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor”, ka saktësuar, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Siguri për Punë të Jashtme Josep Borrell.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …