Josep Borrell

Josep Borrell: Kosova dhe Serbia duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, përfshirë edhe AKS-në

Shefi i BE-së, Josep Borrell, rikonfirmon se Kosova dhe Serbia duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Këtë ai e tha në një përgjigje me shkrim në pyetjen e eurodeputetes franceze Dominique Bilde, nëse BE-ja do t’i bëjë thirrje Kosovës që ta përmbushë marrëveshjen e arritur në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, Borrell tha se pret që të zbatohet gjithçka që është rënë dakord. Të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me mbështetjen e BE-së janë lidhur me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. BE-ja vazhdimisht u kujton të dyja palëve obligimet e tyre të paplotësuara në kuadër të dialogut dhe pret që të gjitha marrëveshjet nga dialogu të zbatohen plotësisht. Këtu përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkruar Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …