Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se nëse Rusia do të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës, atëherë do të asgjësohej nga forcat ushtarake të Perëndimit. Ai konsideron se edhe nëse kjo nuk është një provokim i presidentit rus, Vladimir Putin, duhet të dijë se vendet mbështetëse të Ukrainës janë të gatshme të përballen me të, shkruan BBC. Putin po thotë se nuk po bën blof. Epo, ai nuk mund të përballojë blofin dhe duhet të jetë e qartë se njerëzit që mbështesin Ukrainën dhe Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk po bëjnë blof”, tha Borrell në Bruksel. Prandaj, një veprim i tillë sipas tij do të përfundonte me asgjësim të ushtrisë ruse. “Çdo sulm bërthamor kundër Ukrainës do të krijojë një përgjigje, jo një përgjigje bërthamore, por një përgjigje kaq të fuqishme nga ana ushtarake, saqë ushtria ruse do të asgjësohet”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …