Josep Borrell: Përpjekjet për të arritur një zgjidhje operative në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, po vazhdojnë

Shefi  i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi gjatë një konference për media se përpjekjet për të arritur një zgjidhje operative në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës po vazhdojnë. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk është realizuar plotësisht. Borrell gjithashtu diskutoi çështjen e sanksioneve ndaj Kosovës, duke shprehur shpresën se ato do të hiqen gradualisht. Ai nënvizoi se kjo mund të krijojë një skenar më të favorshëm për rifillimin e dialogut mes dy vendeve. “Dy liderët nuk janë takuar prej kohësh dhe nuk dua të dorëzohem para përfundimit të mandatit tim,” shtoi Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Një akt kriminal me elemente terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij kishte deklaruar se qeveria e tij …