Shefi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell ka zhvilluar një komunikim për mediat pas diskutimeve të zhvilluara lidhur me situatën në Ukrainë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së.
Borrelli u shpreh se SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë në punojnë krah për krah që presidenti rus Putini t’i japë fund kësaj lufte .
“Ne po shohim shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve themelore. SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë të punojnë krah për krah që presidenti rus Vladimir Putin t’i japë fund kësaj lufte”, ka thënë Borrelli. (balkanweb)