Josep Borrell: Shkatërrimi i ndërtesave në Gaza, është sikur shkatërrimi që pësoi Gjermania, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se shkatërrimi i ndërtesave në Gaza,  është edhe më i madh se shkatërrimi që pësoi Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu dënoi sulmin e Hamasit, por theksoi se operacionin e Izraelit e sheh si disproporcional sa i përket vrasjeve të civilëve, dëmtimit të pronës dhe infrastrukturës civile. Vuajtja njerëzore përbën një sfidë të paprecedentë për komunitetin ndërkombëtar, deklaroi Borelli. “Viktimat civile janë midis 60 dhe 70 për qind të vdekjeve të përgjithshme dhe 85 për qind e popullsisë është e zhvendosur brenda vendit”, tha mes tjerash shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, raporton,  Al-Xhazira.

 

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …