Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe se urgjentisht duhet të tejkalohet përshkallëzimi. Këto paralajmërime e kritika, z. Borrell, i bëri në një postim të tij, pas një takimi që kishte me kryeministrin, Albin Kurti, në Bratislavë, ku ishte së bashku me emisarin për dialogun, Mirosllav Lajçak. Takova kryeministrin, Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar për tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për shtendosje urgjente dhe një zgjidhje përmes Dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, shkroi Borrell.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …