Josep Borrell, u takua në New York me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Josep Borrell, u takua në New York me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Nga  një deklarate me shkrim,  publikuar  nga zyra e  Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, bëhet e ditur se ai është takuar në New York me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast Bashkimi Evropian ka përsëritur angazhimin e tij për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit dhe ka bërë thirrje për pajtueshmëri me të gjitha politikat e jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së Në takim morën pjesë kryetari  i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kosovës, Vjosa Osman, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, anëtari kroat i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, dhe kryetari  i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell  nënvizoi mbështetjen e tij ndaj liderëve në luftën me probleme të tilla si “agresioni rus, siguria energjetike dhe ushqimore dhe ndryshimet klimatike”, si dhe i informoi se pret që ata të jenë plotësisht në pajtueshmëri me politikat e jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …