Josep Borrell

Josep Borrell, vlerësoi Shqipërinë për punën e bërë deri tani në kuadër të integrimit evropian

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, vlerësoi Shqipërinë për punën e bërë deri tani në kuadër të integrimit europian. “Shqipëria është një partner kyç dhe aleat në rajon. Ka treguar përkushtim në procesin e integrimin dhe këtë nuk mund ta themi këtë për të gjitha vendet e rajonit”, tha zyrtari i BE, pas mbylljes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Mezi po presim për zhvillimin e konferencës ndërqeveritare, sa më shpejt të jetë e mundur”. Por theksoi gjithashtu “nevojën që listat e kandidatëve të përbëhen nga njerëz me identitet”. Integrimi europian duhet të jetë një objektiv kombëtar. Polarizimi i tepërt nuk është shenjë e pjekurisë politike”, u shpreh Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …