Deputeti i Bundestagut gjerman Josip Juratovic krizën në Kosovë e vlerësoi si fatkeqësi për popujt e dy shteteve dhe fajtor i bëri dy liderët e shteteve për të që e po e nxisin e shfrytëzojnë për t’iu shmangur problemeve të brendshme ku nuk i kanë punët aspak mirë tha ai. Juratoviç duke komentuar situatën në veri të Kosovës, tha se si Vuçiqi ashtu edhe Kurti po sillen sikur të ishin në “Mesjetë”. Juratovic nuk u kursye aspak as në parashikim e veprimtarisë së të dy liderëve në të ardhmen dhe i konsideron aq të paskrupullt sa që nuk përjashton as skenar konflikti. “Si Kurti ashtu edhe Vuçiq janë aq të këqij në sferën e politikës vendase, saqë më shpejtësi do të hynin në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare sepse janë autokratë dhe duan vetëm të zgjerojnë pushtetin e tyre”, tha Juratovic.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për deputet i PDK, Ferat Shala, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për keq-menaxhimin e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci
Kandidati për deputet i PDK, Ferat Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për menaxhimin e …