leoni

J. Juratoviq: Shembulli më i mirë për Kosovën e Serbinë është ai i dy Gjermanive, të cilat nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtare të OKB-së

Josip Juratoviq: Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq po bëjnë lojëra të rrezikshme në rajonin e Ballkanit

Deputeti socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviq, ka deklaruar se si deputet, në Budestang nuk duhet të vendos veten në rolin e gjykatësit në Ballkanin Perëndimor dhe të gjykojë se kush është i miri e kush i keqi. Megjithatë Juratoviqi në një intervistë për Dojçe Vele, theksoi se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq po bëjnë një lojë të rrezikshme në rajon. I pyetur për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovë, deputeti gjerman tha se këto nuk janë masa ndëshkuese, por thjesht kushtëzim fondesh. Qëllimi është dërgimi i një sinjali në Kosovë. Sinjale të ngjashme po  dërgohen edhe në Serbi. Në situatën aktuale globale, veçanërisht në kontekstin e konfliktit të Ukrainës, ne kemi nevojë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi nevojë për partnerë që japin një kontribut konstruktiv për stabilitetin. Aksionizma, si ajo e Kurtit në veri me dërgimin  e kryetarëve të komunave,  janë të panevojshme nga ana strategjike. Kurti dhe Vuçiç po luajnë një poker të rrezikshëm që kërcënon të gjithë rajonin”, tha mes tjerash, deputeti socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …