Deputeti i Bundestagut, Josip Juratoviq ka deklaruar se Gjermania është një partner i besueshëm i Serbisë, por me një strukturë të tillë politike është pothuajse e pamundur të bashkëpunohet, Në një intervistë për gazetën Nova, Juratoviq deklaroi se nuk ka parë asnjëherë parregullsi zgjedhore si ato në Serbi gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe lokale dhe pikërisht për këtë duhet të insistohet në përsëritjen e zgjedhjeve. Kryetari serb Aleksandar Vuçiq përfundimisht ka humbur të gjithë kredibilitetin me këto zgjedhje, jo vetëm në BE dhe në Perëndim, por edhe në shkallë globale. Një njeri që drejton politikën dhe një vend në atë mënyrë nuk mund të jetë partner i besueshëm për askënd”, thekson ai. Duke komentuar trazirat që shpërthyen më 24 dhjetor para Kuvendit të qytetit të Beogradit, Juratoviq tha se nuk do të habitej nëse policia do të provokojë qëllimisht ata që duan t’i kthejnë ato demonstrata në kaos në sytë e publikut për të krijuar një imazh të shëmtuar të demonstruesve, ka thënë mes tjerash, Deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …