Ç. Jovanoviq: Kujt nuk i kishte shkuar në mendje se dikush do t’i varroste një mijë trupa grash e fëmijësh shqiptarë, në Batajnicë

Jovanoviq: Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, pa kushte, me ose pa anulimin e taksës

Kreu i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq, i cili në vazhdimësi e përkrah pavarësinë e Kosovës, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë menjëherë, pa kushte, me ose pa anulimin e taksës. “Ne mund të bëjmë përparim vetëm përmes dialogut”, ka thënë Jovanoviq. Ai po ashtu ka thënë se ndërprerja e dialogut i ka sjell dëme Serbisë dhe se sipas tij, dialogu me Kosovën duhet të vazhdojnë. “Kushti i parë për zgjidhjen e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është të kuptojmë të vërtetën se Kosova është e humbur dhe se nuk mund ta humbim përsëri”, tha Jovanoviq. Ai po ashtu ka thënë se, çfarëdo marrëveshje që arrihet me Kosovën ajo duhet të ketë mbështetjen e shoqërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …