Lideri i Partisë Liberale Serbe, Çedmoir Jovanoviq ua ka ri përkujtuar edhe njëherë autoriteteve më të larta të Serbisë se Kosova është humbur dhe ajo tani është shtet. Nuk mund të humbet diçka për herë të dytë, ajo që ne në Kosovë kemi humbur. Sado e rëndë që mund të jetë kjo, nuk mundet. Populli shqiptar është populli i fundit ballkanik, që bëri luftën e tij për çlirim kombëtar. Për shtetin e tij kombëtar, në një kohë që askush nuk e bën. Me më pak, ose më më shumë gjak, siç kanë qenë të gjitha luftërat kombëtare në Ballkan. Neve na nevojitet paqe me shqiptarët. Por para kësaj paqe, na duhet paqe me vetveten .. paqe me vetën tonë. Nëse ne nuk e ndihmojmë shqiptarët dhe veten që ta bëjnë Kosovën shtet normal, do të bashkohet me Shqipërinë, pastaj do të hapet problemi i Maqedonisë, pastaj do të hapet problemi i Malit të Zi, i veriut të Greqisë, ua ka tërhequr vërejtjen autoriteteve më të larta të Serbisë, lideri i Partisë Liberale Serbe, Çedmoir Jovanoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …