“Disa kilometra katrorë më pak ose disa kilometra më shumë nga kjo anë ose nga ana tjetër e kufirit, është triviale në raport me atë që mund të ndodhë nëse e humbim paqen”, ka vlerësuar kryetari i Partisë Liberale Demokratike Çedomir Jovanoviq duke komentuar debatet aktuale rreth zgjidhjes së problemit Kosovë – Serbi. Jovanoviq për mediat serbe ka thënë se të gjithë duhet ta kenë të qartë se “Kosova nuk mund të humbet dy herë”. “Për shkak të politikës së gabuar ndaj popullit shqiptar, kemi hyrë në luftë nga e cila kemi dalë me kapitullim”, ka thënë Jovanoviq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …