Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka rrëfyer për herë të parë se prej dy muajsh, se shtëpia e saj është vënë nën mbikëqyrje dhe çdo lëvizje e familjes së saj monitorohet. Ajo, nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me deklaratën e saj por ka vërejtur se dikush ka vënë një njeri për të parë lëvizjet e saj dhe të familjarëve”. Topalli është shprehur se një sjellje e tillë mjerane nuk i është bërë familjes së saj as në diktaturën e Enver Hoxhës. Kjo s’ka ndodh as në komunizëm, tha Topalli.
