leoni

Ju dha lamtumira e fundit luftëtarit tëi UÇK-së, Hasan Morina nga fshati Dejnë i Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me familjarë, bashkëluftëtarë, miq e qytetarë të shumtë dhe në përkujdesjen e togut të nderit të FSK-së, i dhenë lamtumirën e fundit luftëtari i UÇK-së, Hasan Morina nga fshati Dejnë i Rahovecit. Hasani, ishte i dashur, gjithnjë i buzëqeshur dhe i afërt me bashkëluftëtarët dhe me të gjithë ata që e kanë njohur. Ai do të kujtohet për angazhimin e tij të drejtpërdrejtë në UÇK, në zonën e Anadrinit e më pas edhe në Pashtrik, si pjesë e Operacionit “SHIGJETA”. Bashkëndiejmë me dhimbjen për vdekjen e Hasanit dhe u shprehim ngushëllimet e thella familjes Morina, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve! Qoftë i paharruar kujtimi për Hasan Morinën! E pastë të lehtë mbi varr dheun e Kosovës! Ka thënë kryetari Latifi në fjalën e tij.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "HASAN 11.07.1957 SHERIF 23.05.2024 MORINA"

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …