leoni

Ju dha lamtumira e fundit zërit të UÇK-së Fetnete Ramosaj

Qytetarë të shumtë, familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë nga të gjitha viset shqiptarë  në hollin e pallatit “Jusuf Gërvalla”, në Deçan, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish luftëtares së UÇK-së, Fetnete Maxhun  Ramosajt, ndërsa në sallën e po këtij pallati u mbajt mbledhje komemorative, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe OVL- UÇK, u tha se Fetnetja ka qenë denoncuesja më e madhe e krimit të bërë në Kosovë. I pari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se zëri i saj ka qenë simbol i Lirisë. Me lejoni qe në emrin tim e tuajin, ti shprehi ngushëllimet më te thella familjes dhe bashkëluftëtareve. Me lejoni ta veçoj Faton Mehmetaj ne shprehjen e ngushëllimeve,  si bashkëpunëtori e bashkëluftëtarin më të afert te Fetnets. Me lejoni ta falënderoj një njeri tjetër te veçantë për organizmin e sotëm Gjeneral Abdyl Mushkolaj.

Te nderuar te pranishëm

Fetnete RAMOSAJ, ikona e luftës në Dukagjin, ka lindur më 1972 në Deçan. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Deçan. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, Fakultetin dhe Studimet Pasuniversitare në Prishtinë. Ka magjistruar në shkencat e sigurisë. Një jetë në shërbim të lirisë e të atdheut. Aktiviste e hershme, gazetare, publiciste, reportere e luftës, luftëtare e lirisë, tërë jetën ia kushtoj çështjes kombëtare, ishte një arhivë në vete e Kosovës dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithë popullore në Kosovë. Pjesëtare e celulave të para të UÇK-së në Kosovë. Fetnetja ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo ndërroi jetë e re, por e bëri një histori të tërë për Kosovën. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e Zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit. Njëkohësisht ka raportuar edhe për mediat e luftës, Agjencinë Shtetërore të Lajmeve të Kosovës “Kosova Press” dhe Radion “Kosova e Lirë”, Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), etj. Gjatë vitit 1999 ka bashkëpunuar me agjencitë ndërkombëtare të lajmeve “Zëri i Amerikës”, “Deutsche welle”, “BBC” dhe me shtypin shqiptar të kohës në Kosovë, Shqipëri e diasporë. Ka qenë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës deri në vitin 2002, me gradën e koloneles. Nga viti 2013 deri në gusht të vitit 2018 ka punuar në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Prishtinë. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Autore e mbi 15 librave, dhjetëra e dhjetëra studimeve, e qindra shkrimeve të ndryshme përmes të cilave Fetnetja ishe dhe mbeti penda e historisë sonë kombëtare, zëri i ndërgjegjes së popullit tonë gjatë luftës së UÇK-së e pas saj. Ajo organizoi shumë konferenca në nivel vendor e ndërkombëtar përmes të cilave u promovuan vlerat e Kosovës dhe popullit shqiptar. Realizoi disa ekspozita për luftën në Kosovë, ndër të cilat veçohet ekspozita “Terrori dhe Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999”, e cila u hap në Prishtinë në vitin 2015, në Tiranë e Korçë në vitin 2016. Fetnetja ishte themeluese e disa gazetave por edhe redaktore në dhjetëra libra e punime shkencore. Ajo ka qenë denoncuesja më e zëshme e gjenocidit qe kryen forcat serbe në Kosovë. Po të them Lamtumirë, por kurrë nuk do ta pranoj vdekjen tënde, sepse veprat tua enciklopedike të bëjnë të pavdekshme. Kurrë nuk u ndale, as kurrë nuk u lodhe duke punuar për Kosovën, deri në frymën e fundit!. Kishe fjalë pak e punë bëre shumë, një jetë më vepra madhore, në ballë të të gjitha ngjarjeve dhe aktiviteteve të kohës. Pusho e qetë zëri i lirisë, zëri i shpresës, zëri i dashurisë për Atdhe. Zëri yt u bë simbol i bashkimit, u bë thirrje për qindra luftëtar që ia mësynë Kosovës me bërë deken si më le, ai zë do të jet i përjetshëm kudo. Ti i përjetësove më së miri kujtimet për heronjtë e dëshmorët e Kosovës, e sot po iu bashkohesh atyre në përjetësi. Fetnetja i meriton titujt dhe epitetet më të larta të kombit shqiptar. Ajo gjithmonë e jetë do të kujtohet për vlerat që kishte dhe kontributin që dha për të mirën e atdheut. Një fjali e Fetnetes e thëne publikisht pasi sëmundja e kishe pllakosur do te mbahet gjatë ne memorien tone: “Ua kam marrë Lakmi vdekjes se vëllezërve Bytyqi në luftë sepse kanë pasur një shtet të fort si Amerika qe është kujdesur për ta, jam e gëzuar qe edhe Shteti ynë po e mbërrin këtë nivel, pas sëmundjes sime jam krenu kur qeveria e Kosovës Kryeministri Haradinaj më ka përkrah që ta kaloj këtë sëmundje”. Sot pos ne cilësinë e Kryetarit jam këtu para juve edhe ne cilësinë  e familjarit me ç’rast ne emër te familjes se Fetnete Maxhun Ramosaj i falënderojmë dhe jemi mirënjohës përjetësisht Dr. Mejreme Malokut, Dr. Blerim Gjocit, dhe spitalit Amerikan ne Prishtinë, personelit dhe Mjekeve te spitalit amerikan motrat e këtij spitali dhe fizeoterapeutit Gazmend Rexhaj i cili e trajtoj Fetneten si motrën e vet. Pastaj qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, miqve dhe bashkëluftëtareve te Fetnetit te cilët ju gjeten kurdoherë pranë dhe bënë gjithçka qe është e mundur për ta shëruar dhe mëkëmbur shëndetin e saj. Përjetësisht ndihëm krenar më veprën tënde, lavdi e përjetshme. Në emër të bashkëluftëtarëve, Sali Lajçi tha se Fetnetja ka qenë ndër personalitetet më të njohura në luftë. “Nga gjitha personalitet që kam njohur në luftë, ajo ka qenë më e kompletuara. Nga kjo foltore ajo skaliti dhe i dha epitet fitoret e betejave në Zonën Operative të Dukagjinit. Shpesh herë u gjetën krah për krahë edhe me Ramush Haradinajn. Raportimet nga lufta i kishte të veçanta. Gjakun e dëshmorëve e ktheu në pendë. Do të kemi të vështirë të plotësojmë boshllëkun tënd”, ka thënë Lajçi. Gjenerali i luftës, Kudusi Lame tha se ajo u treguar e zonja, trime dhe heroinë, duke tejkaluar kështu kufijtë gjinor.“Fetnete Ramosaj ka ditur të përdor pendën, pushkën, duke mos u lëkundur. Ka jetuar shkurt, por veprat e saj kanë qenë të mëdha. Ajo u treguar e zonja dhe qëndrestare, trime dhe heroinë tejkaloi kufijtë gjinor. Duke treguar se femra mund të triumfojë. Roli dhe kontributi i saj, është shumë i rëndësishëm për të cilën ka se çka të shkruhet dhe flitet. Zgjodhi me vetëdije rrugën e vështirë dhe të lavdishme drejt lirisë. Ajo kishte edhe shumë punë për të bërë dhe shumë protesta për të organizuar”, ka vazhduar ai. Jetën dhe veprën e saj e ka kujtuar bashkëluftëtari i sajë Gjenerali  Daut Haradinaj. “Unë e kam në memorie ndoshta me qindra herë Fetneten në akademi e përkujtime. Ushtarët nuk do të ndiheshin larg, nëse nuk do të ishte Fetnetja, ka punuar gjatë, çoftë me shkrime kundërshtime e denoncime. Është pothuajse luftëtarja e vetme që depërtoi ashtu, me libra për të treguar krimin e Serbisë bërë në Kosovë”, u shpreh ai. Në këtë komemoracion kanë arritur edhe telegrame ngushëllimi nga të gjitha anët ndër ta edhe telegram ngushëllimi nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Fetnete Ramosaj u varros më nderime të larta ushtarake në Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Kombit ’’ në Gllogjanë pranë bashkëluftëtarëve të sajë Dëshmorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …