leoni

Tim Judah

Judah: S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi në Uashington sepse kryetari Hashim Thaçi nuk mund t’i zbatojë ato

Njohësi i situatës në Ballkan dhe më gjerë, analisti nga Britania e Madhe, Tim Judah ju ka deklaruar medieve serbe se s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi pasi kryetari, Hashim Thaçi nuk mund të zbatoj asgjë sepse tani kompetent është kryeministri, Albin Kurti. I pyetur se si i komenton deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se “ka shumë lajme të rreme, se është  bërë një plan për të zgjidhur çështjen e Kosovës”, analisti Tim Xhudah i është përgjigjur se nuk është çështje e ‘lajmeve të rreme’ kur bëhet fjalë për analistë dhe gazetarë serioz. “Nuk ka marrëveshje për çështje të caktuara, përfshirë Bashkësinë e Komunave Serbe. Për Thaçin, problemi është se ai nuk mund të zbatojë asgjë. Amerikanët vazhdojnë të pretendojnë se ai [Thaçi] ende është kompetent, por ai nuk është ashtu. Albin Kurti tani është kompetent”. Analisti, Tim Xhudah ka theksuar më tutje se nuk ka ndonjë informatë nëse qershori është afati i fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi, siç pretendohet nga disa medie të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …