Ben Emerson

Jugo-nostalgjikët shqipfolës, postojnë fotot e Nazim Bllacës në vend të avokatit, Ben Emmerson

Gabimi i avokatit, Ben Emerson,  i cili tha se agjenti i Serbisë, Nazim Bllaca kishte vdekur,   dje u bë lajmi kryesor i ditës dhe u postuan qindra foto të agjentit,  që aq shumë u kishin munguar jugo-medieve, prej kohës kur dënoheshin luftëtarët e lirisë vetëm me deklaratat e tij.  Kuptohet nostalgjia e këtyre medieve, por jo edhe e disa medieve e portaleve që mbushin faqet me patriotizëm dhe nuk rezervohen  të botojnë foton e një agjenti serb, edhe pse mund ta botonin vetëm foton e avokatit, Ben Emerson. Se Nazim Bllaca ka vdekur si shqiptar, kjo dihet qëmoti, por që rron si agjent serb, kjo disa jugo medieve e jugo portaleve shqip me siguri se “po iu bën nder”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …