Ambasadorja amerikane në NATO, Xhulianne Smith, në një intervistë për Dojçe Welle, ka folur për zhvillimet në Veri dhe tensionet që u shkaktuan atje pas sulmit terrorist dhe grumbullimit të forcave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën. E pyetur nëse NATO ka një plan në rast se Serbia vendos ta kalojë kufirin, Smith ka thënë se Aleanca është duke e monitoruar situatën derisa është duke u siguruar se KFOR ka aftësitë dhe personelin e mjaftueshëm për t’u përballur me çdo eskalim të ardhshëm. “Aleanca e NATO-s atje e ka një mision të quajtur KFOR. Jemi përballur me destabilizim në rajon që lidhet me ngjarjet që ndodhën para dy javësh, ku u vranë disa persona dhe po ashtu edhe me dhunën dhe destablizimin që ndodhi gjatë majit të kaluar. Ne u takuam për këtë çështje të premten për të biseduar se çfarë mund të bëjë KFOR-i” ka thënë ajo. Ajo që kemi bërë për momentin është rritja e disa forca rezervë por edhe po i monitorojmë ngjarjet në terren po bëjmë thirrje për deeskalim por po sigurohemi që forcat e KFOR-it kanë aftësinë që iu duhet dhe personelin që i duhet dhe që të jenë në nivelin e lartë të gatishmërisë, që të përgatiten për çdo eskalim të ardhshëm. Pra është diçka që është në mendjen e aleatëve të NATO-s dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër”, ka theksuar zonja Julianne Smith.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …