Juniku i bënë Ftesë Publike Kryeministrit Kurti

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, në emër të komunës së Junikut i bënë Ftesë Publike Kryeministrit Kurti, ku ndër të tjera thuhet: Shumë i nderuar, Kryeministër Kurti! Të gjithë jemi të vetëdijshëm për pandemin CORONA Virusi COVID-19 i cila po na sfidon të gjithëve, qeverinë qendrore dhe qeveritë komunale të Kosovës dhe po rrezikon jetën e qytetarëve tanë bashkë me stafin shëndetësor, policinë, zjarrfikësit dhe shumë vullnetar në mbrojtje të shëndetit të qytetarit dhe vendit tonë të shtrenjtë e të dashur. Komuna e Junikut është e mobilizuar dhe e përkushtuar në mbrojtje të këtyre vlerave, por në pamundësi të kapaciteteve financiare ju bënë kërkesë publike që në hartën e strategjisë për masa preventive të përfshihet dhe Komuna e Junikut. Kërkojmë nga ju reflektim dhe furnizim urgjent të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Administratës Komunale, Stacionit Policor dhe Zjarrfikësve me mjete mbrojtëse ndaj Virusit COVID-19 në mënyrë që shërbimi i tyre ndaj qytetarëve të vazhdoj normalisht, furnizim të mjaftueshëm me barna esenciale për QKMF-në dhe ushqim për skamnorët. Komuna e Junikut vazhdon të jetë e fokusuar në masat preventive andaj kërkojmë mbështetjen tuaj me qëllim që këto masa të rezultojnë efektshëm. Shkatërrimi i virusit është shkëputja e zinxhirit bartës – preventiva. Të bashkuar për Junikun dhe Kosovën! Thuhet në këtë Ftesë Publike.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit, me 1 maj shënon 35-vjetorin e Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj …