Komuna e Junikut njofton të gjitha subjektet afariste në komunën e Junikut që bëjnë shitjen e mallit jashtë objekteve afariste, që tregtojnë nëpër hapësira publike, objekte montuese, tezga improvizuese dhe shitjen me kamioneta nëpër trotuare, se deri më datën 06.09.2019 janë të obliguara ti lirojnë përfundimisht këto hapësira.
Respektimi i këtij njoftimi do të evitonte ndërmarrjen e masës së fundit mbi ndalimin, konfiskimin dhe asgjësimin e mallit dhe sanksionet tjera të përcaktuara me ligj.