Me rastin e vdekjes së mësuesit, pedagogut të arsimit junikas të ndjeri Sadik Miroci në sallën e asamblesë komunale në Junik është mbajtur mbledhje komemorative.
Për te nderuar veprën jetësore të profesorit Sadik foli Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, drejtori i shkollës fillore ”Edmond Hoxha “ Qaush Krasniqi dhe veterani i arsimit Muhamet Kadrijaj.
Ndërsa në emër të familjes foli Fatmir Miroci i cili i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje në këtë mbledhje komemorative për profesorin e ndjerë.