Njoftohen qytetarët e komunës së Junikut dhe më gjerë që komuna e Junikut përmes urdhëresës së datës 20.12.2019 ndalon ndezjen e fishekzjarrëve dhe përdorimin e mjeteve piroteknike prej periudhës 20.12.2019 deri më 15 Janar 2020, më përjashtim datën 31 Dhjetor 2019 prej orës 23:30 deri në orën 00:30 të datës 01 Janar 2020.
Personat që bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj Urdhërese do të ndëshkohen me gjobë në shumën 100€ (njëqind euro).