Juniku njofton qytetarët që të aplikojnë për Grante për Biznese

Komuna e Junikut ju bënë thirrje qytetarëve të sajë që të aplikojnë në Grante për Biznese “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave të tjera të pa favorizuara në pesë komuna të Kosovës”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga OJQ Syri i Vizionit, The Balkan Forum si dhe Komuna e Istogut. Thirrja e tanishme synon të ofrojë grante në shkallë të vogël për 20 kompani të ndryshme pesë komunat e Kosovës (Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik) për të zgjeruar krijimin e vendeve të punës për komunitetet e pa favorizuara si të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga grupet etnike pakicë (boshnjakë, serbë, romë, egjiptianë, ashkali), veçanërisht ata të moshës 15-30 vjeç. Për me shumë informata rreth procedurave të aplikimit shkarkoni dokumentet këtu https://syriivizionit.org/?

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …