Në një vjetorin e ndarjes fizike të punëtorit komunal Xhemë Shehu, komuna e Junikut mbajti takim përkujtimor për të nderuar jetën dhe veprën e tij.
Jeta dhe vepra e kolegut dhe bashkëpunëtorit Xhemë Shehu u nderua nga kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, koleg, bashkëpunëtor e bashkëvendës, ku njëherit kryetari Kuçi në emër të komunës së Junikut ndau Mirënjohje dhe Falënderim për kontributin e tij atdhetar e profesional.