Juniku mbajti protestë gjithëpopullore në lokacionin ku po zhvillohen punimet jashtëligjshëm në marrje dhe devijim të rrjedhës natyrore të lumit Erenik. Protesta përcolli mesazhin e qytetarëve dhe Komunës së Junikut që në asnjë rast nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë që shtëpitë e qytetarëve të Rekës e Lugut të mos kenë ujë të pijes një e drejtë njerëzore, natyrore e garantuar me çdo normë kushtetuese e ligjore, të cilën qytetarët e Junikut e kanë dëshmuar me shekuj e dekada në robëri e varfëri. Edhe njëherë kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi nga vendi ku KRU-Gjakova jashtëligjshëm po zhvillon punimet i bëri thirrje Kryeministrit të Republikës së Kosovës, njëherit edhe Kryetarit të Këshillit Ndërministror të Ujërave Ramush Haradinaj, që sa më parë të shfuqizojë vendimet e paligjshme të MMPH, t’i ndalon të gjitha veprimet e paligjshme të Komunës së Gjakovës dhe KRU Gjakova, të veproj ligjshëm me drejtësi dhe në interesin e përgjithshëm. Komuna e Juniku do i shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike që mbrojnë pasurit kombëtare: si lumin Erenik, natyrën, mjedisin ekologjik dhe biodiversitetin.