Njoftojmë qytetarët e komunë së Junikut se nesër me datë : 13.06.2018 duke filluar ne ora : 09:00, ju ftojmë të merrni pjese në homazhet pranë lapidarëve të Heronjve, Dëshmoreve, dhe Martirëve të luftës Çlirimtare te Kosovës.
Në këtë datë përkujtohet Çlirimi i Junikut nga forcat pushtuese, barbare serbe, prandaj ejani ti përkujtojmë Heronjtë, Dëshmorët, Martirët të cilët dhanë me te shtrenjtën nga vetja e tyre, dhanë jetën tyre për Çlirimin e Kosovës, ndërsa ne që sot e gëzojmë Lirinë ju ftojmë që ti nderojmë dhe kujtojmë në homazhe.