Filluan punimet në Lagjen Bajraktar, projekti “ Hapja e rrugëve Fushore në Komunën e Junikut”. Projekt i realizuar nga Ministria e Zhvillim Rajonal në bashkëpunim me Komunën e Junikut, gjegjësisht Programi për Zhvillim Rajonal që ju mundëson qytetarëve qasje të lehtë dhe kushte të mira për zhvillim, segmenti në fjalë fillon nga lumi Trava e vogël dhe vazhdon deri tek pronat e Travës së madhe, ku në formë unaze lidhet me varrezat e reja dhe Rogopeqin.
Komuna e Junikut në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, po krijon kushte të mira infrastrukturore për zhvillim dhe qasje të lehtë për qytetarë.