“Junts per Catalunya” në Parlamentin e Spanjës po kërkon që Qeveria e këtij vendi ta njohë, pavarësinë e Kosovës

“Junts per Catalunya” në Parlamentin e Spanjës po kërkon që  Qeveria e këtij vendi ta njohë, pavarësinë e Kosovës. Kryetarja  e deputetëve katalunjas, Miriam Nogueras, ka bërë të ditur se iniciativën e mbështesin partitë katalanase, baske dhe galiciane, ndërsa qëndrimi i partive spanjolle mbetet i pandryshuar. Sipas saj, refuzimi spanjoll për njohjen e Kosovës është i lidhur me frikën se kjo mund të krijojë një precedent për njohjen e një shteti të pavarur të  Katalunjës. Ajo ka sqaruar se propozimi mund të kalojë në Parlament me shumicë të thjeshtë, por vetëm Qeveria e Spanjës mund të marrë vendim për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

 

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …