Pavarësisht se kryetari i Francës, Emanuel Macron, incidentin në Nicë e cilësoi “një sulm terrorist islamik”, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau mbrojti lirinë e shprehjes ndërsa tha se ajo nuk duhet të jetë “pa kufij” dhe se nuk duhet të “dëmtojë në mënyrë arbitrare dhe të panevojshme” komunitete të caktuara. “Ne gjithmonë mbrojmë lirinë e shprehjes,” tha kryeministri Kanadez në përgjigje të një pyetje, në lidhje me të drejtën për karikaturën e Profetit Muhamed, siç bëri e përjavshmja, Charlie Hebdo. “Por, liria e shprehjes nuk është pa kufij,” tha Trudeau në një konferencë shtypi. “Ne duhet të veprojmë me respekt për të tjerët dhe duke u përpjekur të mos lëndojmë në mënyrë arbitrare dhe të panevojshme, ata, me të cilët ndajmë të njëjtën shoqëri dhe të njëjtin planet. Duke u distancuar nga pozicioni i Presidentit Francez Emmanuel Macron, kryeministri kanadez bëri thirrje për përdorimin e kujdesshëm të lirisë së shprehjes, raporton Hina, duke iu referuar AFP-së.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …