Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës po konsideron që Qeveria në detyrë po vepron në mënyrë diskriminuese ndaj sektorëve që kanë nevojë për mbështetje financiare për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Pasi kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti arriti marrëveshje me Sindikatën e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, për t’u paguar shtesa mësimdhënësve, SPSPK po adreson kritika ndaj ekzekutivit duke theksuar se punëtorët e sektorit privat kanë qenë më të ekspozuar ndaj rrezikut nga Covid-19. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se ekzekutivi po i stimulon një pjesë të punëtorëve, derisa të tjerët po i shantazhon e që sipas tij, kjo ka ndodhur vetëm nën regjimin e Millosheviqit. Sipas Azemit, 10 milionë që Qeveria e Kosovës i ka paraparë për punëtorë e sektorit privat që e kanë humbur vendin e tyre të punës gjatë pandemisë, përfshijnë vetëm 11 mijë e 111 punëtorë e jo të gjithë që e kanë humbur vendin e tyre të punës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …