Jusuf Azemi

Jusuf Azemi: Faturën e pandemisë janë duke e paguar punëtorët e sektorit privat

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se faturën e pandemisë janë duke e paguar punëtorët e këtij sektori. Azemi ka theksuar se tashmë situata është duke u përkeqësuar dhe se me zor janë duke i ndalur punëtorët që të mos protestojnë. Ka edhe punëtorë të rrezikuar që punojnë nëpër qendrat mjekësore, dhe nuk ka punëtor teknik që punon dhe nuk e ka kaluar fazën e Covidit. Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për ta, përveç një shtese qesharake. Andaj ne kemi dal me një kërkesë që për çdo muaj përderisa të jemi në këtë gjendje për këta punëtorë duhet stimuluar me nga 150 euro sepse janë të parët që ballafaqohen me pacientë. Ne e dimë se në çfarë gjendje jemi dhe e dimë se si po mundohemi ta ndalim protestën e këtyre punëtorëve për të cilët klasa politike nuk po i trajton si duhet”, ka thënë, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Kongresi i Manastirit i vitit 1908

Më 22 nëntor të vitit 1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit

Më  22 nëntor të vitit  1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit, i cili kishte filluar  …