leoni

Jusuf Azemi

Jusuf Azemi: Mbi 200 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova në tre vitet e fundit

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se mbi 200 mijë punëtorë kanë lëshuar Kosovën gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024. Një përqindje e madhe e fuqisë punëtore, veçanërisht nga sektori privat, ka migruar jashtë vendit. “Në statistikat që kemi mbledhur, del se mbi 200 mijë punëtorë kanë lëshuar Kosovën brenda tre viteve të fundit. Në vitin 2024, kemi dalë personalisht në aeroport dhe nga bisedat me udhëtarët, 20% prej tyre kanë synim të kthehen,” tha Azemi. Ai paralajmëroi se largimi masiv i punëtorëve po ndikon ndjeshëm në sektorin privat dhe mund të përbëjë një krizë serioze për tregun e punës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK konfirmon pjesëmarrjen në seancën e sotme konstituive të Kuvendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, …