Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Premtimet për rritje pagash, për neve janë më shumë humor se sa diçka serioze

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka vlerësuar se premtimet në kohë fushatash për rritje pagash, më shumë janë humor se sa diçka serioze. Ai ka përkujtuar se paga minimale në sektorin privat aktualisht është 264 euro, ndonëse premtohej rritje më e madhe. “Fatkeqësisht merremi me fushata nga pas lufta dhe këto më shumë se 80 për qind janë për neve janë çështje të parealizueshme, për neve janë si humor, për vetë faktin që në Kuvendin e Kosovës na ka larguar 14 punëtore ku të gjitha deputet që po dëshirojnë votën e popullit dhe po premtojnë dhe realisht i kanë larguar punëtoret dhe nuk kanë bërë asgjë. Fushatat janë një obligim ligjor por është një humbje e kohës është shpenzim i kohës dhe duke nisur nga e kaluara realizimi i premtimeve është fare e pa përmbushur”, ka shkruar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Ai ka shtuar më tutje se shumë punëtorë në sektorin privat nuk kanë kontrata pune, nuk përfitojnë nga Trusti Pensional dhe sigurimi shëndetësor, dhe se për këtë çështje asnjë qeveri nuk ka marrë masa të dukshme.

Kontrolloni gjithashtu

Autoritetet e larta të vendit kanë reaguar ndaj humbjes së jetës së tre të rinjve

Autoritetet e larta të vendit kanë reaguar ndaj humbjes së jetës së tre të rinjve. …