Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se Qeveria e ka ditur që pronarët nuk e bëjnë këtë rritje, prandaj edhe kanë vendosur këtë kushtëzim. “Me këtë kushtëzim që ka vendosur Kurti vetëm se na ka dëmtuar edhe më shumë neve. Nuk jemi duke lyp as më pak as më shumë vetëm atë që është premtuar. Ky vendim që ka marrë është shumë qesharak, lypës që në një formë i detyron punëtorët që të kërkojnë lëmoshë nga pronari pastaj nga Qeveria. Qeveria ka kushtëzuar sepse e ka ditur se pronarët e kompanive nuk do të bëjnë një rritje të tillë. Nëse nuk ka ndonjë reagim nga Qeveria nga data 20 shtator do të hyjnë në grevë. Jemi duke e pritur reagimin e Qeverisë së Kosovës dhe nëse nuk e largon kushtëzimin lidhur me dhënë e 50 për qind të asaj shtesë kompanive do të këtë veprime tjera. Jemi duke e parë si kushtëzim të qëllimshëm për të mos u realizuar ky objektiv. Ne jemi duke pranuar që t’i humbin 50 euro por së paku t’i kemi 50 euro të Qeverisë të sigurta. Në rast se nuk largohet ky kushtëzim ne bashkë me kompanitë publiko private nga 20 shtator do të hyjmë në grevë, ka paralajmëruar sindikalisti, Jusuf Azemi.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …