Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Rritja e pagës minimale nuk është meritë e Qeverisë, por pasojë e mungesës së fuqisë punëtore

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se rritja e pagës minimale në 350 euro nuk është meritë e Qeverisë Kurti, por rrjedhojë e mungesës së fuqisë punëtore në vend. Sipas tij, kjo rritje nuk vlen në të gjitha sektorët, përveç kompanive publiko-private që ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore. Azemi theksoi se rritja e pagave në Kosovë po ndodh kryesisht për shkak të liberalizimit të vizave, që ka shkaktuar largimin e punëtorëve drejt vendeve të tjera. “Qeveria nuk ka ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e pagave. Në fakt, është mungesa e fuqisë punëtore ajo që po i detyron kompanitë të rrisin pagat,” tha Azemi .

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …