Jusuf Buxhovi

Udbashi, Jusuf Buxhov e quan Hashim Thaçin, Esat Toptan, Albin Kurtin, Hasan Prishtinë, UÇK-në terroriste

UDB-ashi i vetëquajtur historian, Jusuf Buxhovi  njërin ndër çlirimtarët e Kosovës, kryetarin e tanishëm të vendit, Hashim Thaçi e quan, Esat Toptan, sepse ia kishte shkëputur “tokat” Serbisë së Pashiqit dhe AVNOJ-it, dhe kishte formuar Shtetin e Kosovës, ndërsa Albin Kurtin e quan Hasan Prishtinë, sepse i vardiset kah prapanica për ndonjë post apo “mbrojtje” nga UÇK-ja, me të cilën është në luftë që nga 5.6 dhe 7 marsi i vitit 1998.

Ai mbase edhe  e di mirë se një krahasim i tillë është me shumë se grotesk, sepse vetëm kur një personalitet e mbyll këtë jetë mund të jepet nota për veprën e tij, sa është gjallë jo se jo.

Por lajkatarët,  servilët, skllevërit puthadorë këtë punë kanë.

Disa prej tyre jetojnë si miza e kalit.

Është krejt e natyrshme të mendosh se një tip bandit, arrogant, udbash dhe mizor si Jusuf Buxhovi,  po të kishte guxim, sikur nuk ka, do të provonte të behej si  Ibrahim Çela, pse jo edhe si Jakup Hoti që vriste demonstrues shqiptarë nëpër rrugët e sheshet e Prishtinës.

Vetëm këtë guxim prej “trimit” të UDB-së nuk e ka, edhe pse dikur kur merrte në pyetje të burgosurit e viteve 80, ua shante nënat, ua shante Enver Hoxhën dhe i kërcënonte se nuk do të dalin gjallë nga biruca.

Ja që forca të cilën ai dikur e merrte nga UDB-ja sot nuk është më, por ka mbetur vetëm  urrejtja e lindur dhe e rritur  tradhtare, ka mbetur një maskotë që po shtrydhet e po deformohet shpirtërisht e fizikisht,  duke pretenduar  t’i bind shqiptarët se është i vetmi që e shkruan me kompetencë historinë e tyre, të cilën po e promovon kudo ku shkon, madje  duke kërcënuar publikisht se nëse shqiptarët nuk e pranojnë si të tillë, ai do ta heq atë histori dhe do ta djeg me dorën e tij,  ashtu sikur ka bërë doktori i Madh Adhamuti, jo vetëm personazh letrar i Andon Zako Çajupit.

Kush thotë se nuk përsëritet historia.

Nipi gjenetik i Esad Toptanit, Fej-ziu,  del të jetë përfshirë në krim të organizuar, Buxhovi, nipi me ADN-të tradhtare të Ali Shukriut do ta zhdukte çdo shqiptar që ka ngritur dorë kundër Jugosllavisë, qyshkur ajo ishte themeluar në vitin 1918.

Po ja që kohët kanë ndryshuar

Buxhovi, dëshmitar i mbrojtur i Gjykatës Speciale, tani në mbrojtje personale, mbase  të policisë së Kosovës, të mbetjeve të EULX-it  apo të ndonjë policie sekrete në Kosovë (të tillë ka edhe në AKI) , ka siguruar veten duke u paraqitur si shënjestër e mundshme e “SHIK-ut (që as ka ekzistuar as ekziston, përveç në letër dhe atë, pas luftës).

Tani me rojat që e përcjellin dhe e vëzhgojnë madje edhe kur shkon “atje ku shkon mbreti këmbë”, ai ndihet më trim se të gjithë trimat e UÇK-së, ndihet një buxhë i vërtetë, sikur  në kohën e babait ideologjik të tij, Josip Broz Tito. Ai nuk e përfillë fare maksimën e gjakovarit anonim, “hajt bacë t u rritë mendja”…

Buxhovi si “historian” i njohur, i ftuar si personalitet e trim mbi trimat nga “RTV Dukagjini” ka tërhequr një paralele mes takimeve që kishte mbajtur Enver Hoxha me Titon në Novi Sad në vitin 1986 dhe takimit që pati Rama me Vuçiqin këtë vit në Novi Sad, përcjell Telegrafi.

( Sa për sqarim në vitin 1986 nuk ishin gjallë Enver Hoxha as marshall Tita, mund të ketë qenë ndonjë lapsus, ashtu sikur nuk ishte Novi Sadi vendi ku ishin takuar Tito me Enverin. Por historianit si ky Buxhovi, i falen gabime të tilla. Ai i ka vendosur ‘kosovarët” në Trojën e Homerit dhe nuk thuhet se ka lajthitur, e lërë më gabimin e një date dhe të një vendi).

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …