(Këngë trimave të lirisë)
Prej mërgimi me shumë shokë
u kthye Xhema në këtë tokë
sikur t’parët t’i dalë zot.
Herë në shpat e herë në fushë,
në bjeshkë e n’ara, kudo n’luftë.
Në borë e n’shi, në diell e n’acar
si shqiponja shkon në Kosharë.
Në Maje të Zezë për ditë të bardhë
niset çeta me pesë ushtarë
me armikun m’u përballë.
Me armë krahu e bomba dore
u ranë serbëve në llogore.
Me armikun fytafyt
shpejt ia mësyen bunkerit t’dytë.
Si kuçedra hapin zjarr
n’ushtarë e mercenarë.
Cenë Aliçkaj n’krah t’djathë
mirë armikut po ia mbathë.
Herë me bomba- herë me armë të gjata
rrept po çet ai Xhevdet Mata,
në anën tjetër po e mban krahun
prijsi i çetës Xhemajl Fetahu.
U përzi flaka edhe tymi,
për liri ra Milazimi.
Prisi çetës në atë mbasdite,
ndihmë kërkon tjerave njësite,
n’ Rrasë të Kosharës flet me radiolidhje
krismë prej topi fare s’doli,.
lufta s’ndalej, ai ndihmë s’mori !!
N’ Maje të Zezë dy shokë kanë mbet,
njëri gjallë e tjetri vdekë.
Xhema shkon të tërheq Shalën
edhe atë plumbat e marrin.
Jusuf Zenunaj, Dilbeek, më 10 prill 2019