Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Dëshmor në kufi e zuri çlirimi

(Xhemajl Fetahajt)

Rrëzë maleve të larta,
në Rrafsh të Dukagjinit,
nën mjegullën e robërisë
zemra i rrahte trimit,
për rrezet e lirisë,
për tokë të Dardanisë.
Me shokët e dajlërisë
në borën e madhe
zgjedh rrugën ilegale.
Nuk i trembej syri,
as s’i dridhej dora,
në rrugëkryqe e shkolla,
kur flinin të gjithë,
ai bashkë me shokë
shkruante parulla :
atdheu në robëri,
Republikë Kosova.
Nuk pushoi ndër qytete;
në fshatra , as në lugje.
nuk u ligështua nën pranga,
u forcua nëpër burgje.
Në Karvanin e Pajtimit
u bë bashkudhëtar,
t’mos vriteshin më kurrë
vëllau me t’vëllan.
Ëndrrën për liri
nuk ia shuan mërgimi,
dëshmor në kufi
e zuri çlirimi….

J.Z. 28 shtator 2017

 

BUKËSHKELËSIT DO TË BIEN

 

Dhembjet nuk janë lecka të digjen
shkëmbinjeve shekullor, 
as varret nuk falen
me kujtimet e kohëve të përgjakura.
turpin s’e përbinë as nata.
Edhe Drinbardhi oshëtinë
për vetullen e prerë me dysh.
Si flamur i leckosur
bukëshkelësit do të bien
e këngët e vjetra do të përtrihen

J.Z. 6 dhjetor 2017

 

MOS FALINI TOKË

Hanko Halla vë duart në kokë,
bij e bija mos falni tokë !
Turp e sherre leni mbrapa,
rrugtë e shkurta dalin t’ gjata,
Ju mallkon djepi e vendi
ne pranoftë turpin Kuvendi….

J.Z 3 dhjetor 2017

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …