Erdhi koha e pushimit
për sy e për veshë,
hekurudha e nëntokës
pengë kohës do t’i mbesë,
Premtimet e fushatës
si shkumë sapuni buzë lumi,
me këngën e vjetër
sapo të na lë gjumi..
J.Z. 19 tetor 2017
SHPALIM ËNDRRE
Një garues në fushatë
ëndrrën e shpaloi,
qytetin e ndarë
nëntokë ta bashkojë,
jo me shkop magjik,
por me hekurudhë…
J.Z. 19 tetor 2017
VENDI PËRRALLOR
Sa plane të bukura
shpalohen në fushata
e shkurtër është dita,
e gjatë bëhet nata !
Premtime e brohoritje
në fshat e n’qytet,
për zhvillimet në komuna
në këto katër vjet.
Ku ishin këta të ditur
që heqin edhe valle;
në kostume të bukura
stolisur me kollare ? !
Vendi do të lulëzojë
me fjalë e në letër,
as në përralla
si tonin nuk gjen tjetër…
J.Z. 17 tetor 2017