Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Vetëm maskën e kanë të re

Vetëm maskën e kanë të re

Kaloi një javë e ca ditë,
në shoqëri me të parët
bashkë me brohoritë,
kudo i shfaqem fotografitë,
në facebook, 
në twitter e në gazetë.
Me shpresën për punë,
do ta hedhi “kokërren ” unë.
Sot që veshet kanë qetësi,
prapë me gjete moj dro, ti !
Mashtruesit janë si dje,
vetëm maskën kanë të re….

J.Z. 10 qershor 2017

 

Kush janë këta burra

Kush janë këta burra
e këto burrënesha,
që japin premtime
e na ngjallin shpresa?!

Dashkan t’i harrojnë
lukset e veta ;
si n’Londër a në Paris
t’ na bëhet jeta !

Si nê Tiranë
ashtu në PrishtInë,
vendi do t’lulëzojë
si politikanët që dinë…

J.Z. 7 qershor 2017

 

 

KJO ËSHTË DEMOKRACIA

 

Në një një vend të lashtë,

në një vend të ri,

sot Kosovë,

dikur Dardani,

Një vajzë në garë

për ne Kuvend ka hy,

jo me plis të bardhë,

por me shami,

sikur t’ish n’Stamboll

apo në Arabi…..

 

J.Z.  8 qershor 2017

 

Gëzohu o popull!

 

Qeshen malet,

lumenjtë edhe fusha,

këndojnë Vushtria,

Peja edhe Krusha

andej nga Gryka

valle hedh Rugova,

Prishtina në dasmë,

në këmbë e gjithë Kosova.

Gumëzhijnë foltoret

në fshat si n’qytet

zërat zhurmues

në garë për pushtet.

Një ëndrrimtarit

për karrigë n’komunë

seç iu ngatërrua vargu,

ishte pa gjumë,

heshtja pushtoi shesheshin,

askush nuk bëzani,

nuk flet patrioti

që i kishte dalë nami

për trim e atdhetar,

goja iu mor

s’nxjerr dot një fjalë.

Tjetri shumë i rryer

në politikë,

që nga koha e Titos

flet pa presë as pikë.

Nuk zihet ngusht

për laps , as për letër

këtë punë e ka mjeshtri

është ujk i vjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …