Atë e vunë përpara
dritë t’u bënte si fanar
e rrushin prej pjergullës
për vete me marrë !
Shpejt sikur era e malit
zhveshur doli mbrapahija !
Në pazar s’i i bleu askush
arrat e përziera me lajthia.
J.Z., Dilbeek, më 29 janar 2020
HANKO HALLA E HISTORIA
Sapo u zgjova në mëngjes,
dëgjova një lajm të ri,
linja Prishtinë- Beligrad hyka në histori
Sa e madhe paska qenë kjo historia jonë
edhe të mëdhenjët, kur kullën
në Washington , Berlin , Londër a në Bruksel,
historia jonë një numër të ri merr !
E mjera unë , Hanko Halla,
që u matufosa nê këtë pleqëri,
mendja nuk ma përthekon
çka hyri në histori !?
Nuk po e marr vesh moj loke
këtë historinë tonë të re,
përpos dëshmorëve
nga dy-tre heronj për lagje i ke !?
J.Z., 27 janar 2020
EDHE LARG PRAGUT TIM
Rrokjet m’i brejti koha
fjalët s’i them dot,
diellin që ëndrrova s’e pashë dje,
as hënën nuk e shoh në mbrëmje, sot !
Dritërimat tretëshin ,
treteshin sikur shkumëzat n’ujëvarë,
bashkë me të tjerët prisja rrezet
si ngjyrat e ylberit në Dri të Bardhë.
Edhe larg pragut tim
mbrapa me ndoqen plot hije,
se diellin doja dhe dua ta shoh,
as hëna të mos mbetet në hije.
Nata thonë s’ka ispatë;
në mjegull çfarë ka shkëlqim?!
Shpresa nuk gjallon kot
fjalët si uji burimi , do të vijnë…
J.Z., 26 janar 2020