Dy muaj kaluan
e ca ditë më shumë,
zgjedhjet që u mbajtën
marrëveshja askund !?
Populli bën sehir
si për çdo gjê tjetër,
tash e njëzet vjet
me kalendar të vjetër !?
Dilbeek, më 14 dhjetor 2019
EMRIN E KAM ISË
Sikur Boletini me plis
emrin e kam Isë.
N’u bëfsha president,
” lum” do të bëjë ky vend !
Kam mjeshtrinë e vjetër,
si unë s’gjeni tjeër,
jua them me gojë,
në daçi edhe me letër.
J.Z. 7 dhjetor 2019″
PISA S’ISHM
“Pisa s’ishim , tash u bëmë”
këto fjalë shpejt moren dhenë !
Të tretët nga fundi në renditje;
dija jonë kaq shumë ” u ngrite”!?
Vallë, këtë çelës kush e gjeti ,
në çdo qytet Universiteti? !
Sikur gjeli nën hije të manit,
buza i varet politikanit.
Sikur era në maje tê Tomorit
shpejt merr titullin e doktorit,
Nga janari në muajin gusht,
bëhet prof. – ligjërues !
J.Z. , më 5 dhjetor 2019
PROFESOR MEHANI
Moti të doli nami
profesor Mehani,
nëpër shumë portale
e nëpër gazeta
vershon emri yt
si uj i mullirit,
kur t’i hapet presa ! ?
Vëzhgime letrare,
studime gjuhësore
sikur dhelprës gjahu
të shkuakan përdore.
Nata nuk të lodh
dita të forcon,
studimeve të huaja
autorsinë ua ndërron !
J.Z., 23 nëntor 2019
HESHTNI
Heshtni, heshtni , mos bëzani,
shkoi Agroni ” s’u bë “nami !
Dimër patëm edhe në verë.
ikur kanë dhe qindra të tjerë.
Vlera e jetës së shkrimtarit
në Shqipëri si dushku i malit !?
Ariu ha dardha të buta,
në Zvicër ikën Agron Tufa !?
J.Z. , 4 dhjetor 2019
HANKO HALLA FLET ME MLLEF
Hanko halla flet me mllef,
si na u bë Meta def,
s’e çan kokën për tërmet !?
Hallin ka tek zyra e vet
ta stolisë për Vit të Ri,
çmimi fare s’ka rëndësi
as me qinda, as me mijë
kësaj paraje lek i thonë
shkuaka në 17 milionë .
J.Zenunaj , Dilbeek , më 2 dhjetor 2019