Veteran i UÇK-së ish shërbëtori i Mup-it, ky lajm këmbët n’ dysh seç m’i këputi ! Ah Kosova ime, Nënëlokja trime , shumë këmbë të përgjakura mbi trupin tënd rënduan, të mundura radhë , radhë shkuan nëno , shkuan.., plagët s’u shëruan. Miellin e magjes së vjetër djemtë tu ta kanë përzier grurë,misër me thekër, Janë ngatërruar mullisët me loparët e vjetër. Si nuk pëlcet zemra sikur kokrra e kripës në zjarr ?! Në të njëjtën listë çlirimtarë e tradhtarë? ! Unë Hanko Halla, Kosovë t’ lutem sot, më thuaj ç’luftë paska bërë veterani, Mehmet Loc Pejani ? ! 9 korrik 2015
Jusuf Zenunaj: Une në jug e ti në veri
Në të gjitha anët e atdheut tonë
dita krejt nuk ka zbardhur
jo, jo, nuk ka zbardhur !
Fyellashti dridhet në nëpër kohë,
në degët e lisit të moçem pranë kullës
e një zë më thërret prej jugut
Boletin ku je,
ku je !?
Malli për ty më ka marrë
ta shoh mbi vetull
qeleshen e bardhë
e koburen n’ brez
moti o Isë,
o vëlla të pres,
Unë roje në jug,
ti në veri,
në mëmëdheun tonë-
Shqipëri.
J. Z. ,qershor 2015
Erdhen na ndihmuan,
vendin e çliruam,
erdhen na ndihmuan
vendin na e coptuan.
me fjalë ” t’ ëmbëla e t’ buta “
do të ndërrohet kushtetuta
atdheu im i dashur
ç’u bëre mish-mash,
siç donim të të shihnim
ende nuk të pashë,
tanët të grryejnjnë
bashkë me të’huajt horra
se s’u dogji dora…
J.Z. , 13 qershor 2015