Këngë me lahutë,
këngë me çifteli,
mijëra rrëfime,
tregime e poezi
edhe pa të parë kurrë,
Oj Molla e Kuqe
ishin për ty !
E Molla e Verdhë
matanë Ibrit,
që u tha në pranverë ,
bisqe të reja
a thua do të nxjerrë ?!
7 gusht 2018
PRAPË KËRKOJNË RE
Nën hijen e huaj
kaluam vite e shekuj,
ag e terr me vdekjen
kudo përpjekur.
Ditës së ëndrruar
mbas lumenjesh gjaku,
iu gëzua fëmija,
lotët fshiu plaku.
Dielli i lirisë nisi të nxeh,
të vërbërit në mendje
prapë kërkojë re..!
2 gusht 2018
POLITIKA
Politika mashtrim i shkathët
të thotë se është ditë
edhe kur bën natë.
Me dinakëri
tërheq në valle
pleq e të rinj.
Si lumë nëntoksor
vrapon mbas pushtetit,
popullit ia ruan halat
peshqit ndalë për vete..