Rrugët e qytetit
s’janë më si dikur,
të rinj e pleq
tashmë kanë marrë udhë.
Në katër anët e globit
sikur zogjtë të shpërndarë,
kjo farë e lashtë
e paktë në qytet;
e lodhur në arë !?
Mëuesit në hall
për vitn e ri shkollor,
nxënsit s’do t’u gumëzhijnë
si dikur në oborr !
Dy pleq në bisedë
thonë : .. na gjeti zezëdita,
rininë e shkolluar
jashtë na e nxori politika” !!!
Fund-gusht 2019
GRUAJA SI “PRINCESHË”
Gruaja me stoli,
me gjerdan prej ari,
me burrin këpucëgrrisur
bashkë shkojnë te flokëtari.
Me grim e frizurë bëhet si ” princeshë “,
nuk ndahet nga shoqet ,
bota s’ do ta qeshë.
Në dasma , as n’ ahenxhe
nuk shkon dosido,
sa për Lulmadhin
as që rëndon kokën,
kur ta shohin dasmorët,
ai mund ta ul kokën …